Lekaj ia kthen Mustafës, ia përmend edhe karriget
BKT
Lajme

Lekaj ia kthen Mustafës, ia përmend edhe karriget

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka shkruar një kundër reagim ndaj kreut të LDK-së Isa Mustafa.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare Isa Mustafa ka reaguar sot ndaj deklaratave të Lekajt duke i thënë se sa merret me opozitën, duhet të merret me zyrtarët e Ministrisë që janë arrestuar për korrupsion.

Por ministri Lekaj  iu është kundërpërgjigjur Mustafës duke i thënë se prioritetet e Qeverisë Haradinaj janë rregullimi i gjërave të lëna keq nga ‘klika e tij’.
Ai madje në këtë kundër reagim ia ka përmendur edhe karriget.

Postimi i Lekajt:

Prioritet i yni nuk është Isa Mustafa, janë rregullimi i gjërave të lëna keq nga klika e tij.
Nga viti 2017 kur ne erdhem në pushtet, deri sot kur Isa Mustafa kritikon një sektor që tashmë ka filluar të digjitalizohet, ka rënie të aksidenteve me fatalitet për rreth 25%.
Askush nuk është mbi ligjin, prandaj nëse ka veprime korruptive në cilindo sektor, drejtësia të ndermarrë veprimet e saj. Ne as më të voglin veprim nuk e bëjmë, sikur dikur nga segmente të ish-qeverisë, për t’i ndalë punën drejtësisë në zbardhjen e secilës thashethëme.
Shoku ish-kryeministër, me poshtë po të shfaq statistikat policiore dhe tonat, përsa i përket aksidenteve me pasoja fatale, gjithsesi një jetë e humbur është shumë, por ne asnjëherë nuk ndalemi në kryrjen e detyrave tona, që e bëjnë trafikun rrugor më të sigurt.
Ju vazhdoni e vajtoni, sepse është e vetmja gjë që e bëni mirë dhe nëse ju duhet ndonjë karrige na thoni.
Aksidentet e përgjithshme kemi zbritje për rreth 10%; 
Aksidentet me lëndime kemi ngritje për -15.33 %; 
Aksidente me dëme materiale në zbritje për 5 %; 
Aksiedentet me fatalitet janë në zbritje për - 25.71 %;


MË SHUME NGA Lajme