Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Prof.dr.Sami Saliu, kirurg maksillo-facial në Kirurgjinë Maksillo-Faciale.

Për të diskutuar për Universitetin veror ndërkombëtar i ftuar do të jetë Prof.dr. Dashamir Bërxulli,  prorektor për bashkëpunim ndërkombëtare i UP "Hasan Prishtina".

Në lidhje direkte do të jetë Jeton Rexhepi, drejtor i  Divizionit për Komunikacion në Policinë e Kosovës, i cili do të flas për sigurinë në trafik.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme