10:22 / 08.07.2019
Zyrtare: Atletico transferon mbrojtësin brazilian
Atletico Madrid ka kompletuar transferimin e mbrojtësit brazilian, Renan Lodi.
21-vjeçari i cili më herët ka luajtur për Athletico Paranaense ka nënshkruar kontratën 6-vjeçare me klubin spanjoll.

Ai tha se është i lumtur që ka mbërritur në këtë klub të madh.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, jam shumë i kënaqur që do të luaj përkrah Diego Simeones i cili është një ndër trajnerët më të mirë në botë”, deklaroi ai.























