Librat që mund t’i lexoni në plazh këtë verë
BKT
Lifestyle

Librat që mund t’i lexoni në plazh këtë verë

Vera më në fund erdhi dhe bashkë me të edhe plazhi. Me siguri shumë nga ju sot i drejtohen bregdetit për të përballuar temperaturat e larta. Verë do të thotë çlodhje, muzikë, udhëtim dhe shoqëri e një ose më shumë librave.

Kafe e ftohtë, limonada apo kokteje, ditë të gjata në plazh ose pishina… pushimet janë perfekte për t’u zhytur në histori.

Disa shkrimtarë e kritikë letrarë janë kundër termit “lexim veror”, duke mos e pranuar tendencën për të lexuar në bazë të ndarjes stinore. Por lidhja e verës me letërsinë nuk është edhe aq rastësore. Asgjë nuk e plotëson stinën e verës sesa një libër i mirë. Për të gjetur librin që i përshtatet shijeve të tua, fillimisht përcakto një zhanër: nga misteri te romanca, nga biografitë te guidat e udhëtimit.

Botimeshqipe.com rekomandon disa tituj që mund t’i merrni me vete.

Hakmarrja – Për të gjithë të pasionuarit e zhanrit triller, Nesbo është autori perfekt. “Hakmarrja” është një libër kompleks psikologjiqë bashkon skajet e dy hetimeve të ndryshme – grabitjen në bankën e Oslos dhe vrasjen e një gruaje.

Kërkesë për miqësi – I konsideruar nga shumë si trilleri më i mirë i vitit, libri “Kërkesë për miqësi” i Laura Marshall do t’ju lërë pa frymë deri në faqen e fundit.

Kam shumë për të thënë – Christophe Van Gerreëey – Monologu i dëshpëruar i një burri që ka humbur dashurinë, por kërkon ende të flasë me ish-të dashurën, ndaj zgjedh t’i shkruajë një letër, që e di qysh në fillim se do të përfundojë në një roman për ta lexuar të gjithë.

Pesha e dashurisë – Sara Stridsberg – Me delikatesë të jashtëzakonshme, në këtë libër shkrimtarja Sara Stridsberg i jep jetë dimensionit mitik dhe të tmerrshëm njëkohësisht të spitalit psikiatrik, ku fiksimi për lirinë dhe ai për vdekjen përplasen në mënyrë të rrezikshme.

Të bëhesh – Michelle Obama – Libri më i shitur i muajve të fundit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, biografia e ish- zonjës së parë të vendit po thyen çdo rekord.

Brigje të pikëlluara – Ryan Gingeras – Historia e panjohur e shqiptarëve në Turqi në nga fundi i perandorisë Osmane 1912 – 1923.