Meta shkon në Sarajevë
BKT
Lajme

Meta shkon në Sarajevë

Pavarësisht përpjekjeve, duket se politika e jashtme e Kosovës dhe e Shqipërisë nuk po funksionojnë njëzëri. Kjo për faktin se kriza politike e brendshme në Shqipëri, duket se po reflekton edhe në atë të jashtme.

Ndonëse ministri i jashtëm i autorizuar, Gent Cakaj, tha se qeveria e Shqipërisë, përmes ministrisë së Punëve të Jashtme nuk do ta marrë pjesë në samitin në Sarajevë, si shenjë solidariteti me Kosovën, presidenti Ilir Meta ka vendosur të shkojë atje.

Nesër presidenti shqiptar Ilir Meta, do të marrë pjesë edhe në takimin në nivel presidentësh në Jahorinë, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë këshilltari i Metës për rajon dhe Diasporë, ambasadori Flamur Gashi. Ndërkohë, sot ministri Cakaj nuk mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm, me të cilin u hap samiti dyditor. Përveç Serbisë, Bosnja është shteti i vetëm i ish-Jugosllavisë që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme