Avdiaj bëhet lojtar i Trabzonsporit turk
BKT
Sport

Avdiaj bëhet lojtar i Trabzonsporit turk

Talenti i Kosovës, Donis Avdiaj, do ta vazhdojë karrierën tani në Turqi, te Trabzonspor.

Ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare me opsion për një vit të katërt.

“Është arritur marrëveshja katërvjeçare me futbollistin profesionist Donis Avdijaj, i cili vjen me parametra zero,” komunikon klubi turk në sajtin zyrtar.

Sipas mediave turke, 22-vjeçari do të paguhet 250 mijë euro në vit te Trabzonspori.

22-vjeçari tha se zgjodhi Trabzonsporin për shkak se janë klub që besojnë në futbollistët e rinj.

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur te një klub me tifozë madhështorë si Trabzonsport ku mund të tregoj aftësitë e mia”, janë fjalët e para Avdijajt si lojtar i Trabzonsporit.

“Erdha këtu për të kënaqur këta tifozë të çmendur. E di mirë kualitetin e madh të ekipit, gjithashtu jam në dijeni se lojtarëve të rinj u jepet mundësia të tregojnë veten këtu, prandaj kam zgjedhur Trabzonspor. Falënderoj Zotin, pastaj familjen dhe miqtë e mi”.

Avdiaj kishte mbetur pa klub qëkur u largua nga klubi holandez Willem II.