United rikthen interesimin për De Light
BKT
Sport

United rikthen interesimin për De Light

Manchester United ka rikthyer interesimin për mbrojtësin e Ajaxit, Matthjis De Light.

Ka pasur shumë mendime se për holandezin do të transferohet në Juve këto ditë, mirëpo Ajax tash ka treguar se për lojtarin janë të interesuar edhe United e PSG.

De Light i pëlqen transferimi në Torino por Ajaxi mund ta shesë holandezin në ndonjë ekip tjetër.

Raportimet e fundit thonë se De Light ka folur me Sarrin për rolin e tij që do ta këtë në sezonin e ardhshëm dhe biseda ka qenë pozitive.

Lajmet e këqija për United janë se pos “Zonjës së Vjetër”, ekipet e tjera që do të bëjnë ofertë për kapitenin e Ajaxit janë Barcelona e PSG.