11:11 / 09.07.2019
Zyrtare: Arijanet Muriq bëhet me skuadër të re
Portier i Kosovës, Arijanet Muriq është huazuar tek klubi tjetër anglez.
Muriq është huazuar tek klubi i Nottingham Forest nga Manchester City, dhe këtë e ka bërë të ditur vet klubi anglez nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.
Muriq ishte huazuar sezonin e kaluar edhe në klubin NAC Breda, por u rikthye sërish te City pas dëmtimit të portierit të Cityt, Claudio Bravo.
Ky është nënshkrimi i pestë i klubit anglez, dhe Muriq pritet tanimë të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës para se të nisen për në Greqi ku do të mbajnë trajnimet parasezonale me skuadrën.























