14:06 / 09.07.2019
United e Arsenal në garë për Bakayokon
Dy klubet angleze Manchester United dhe Arsenali janë në garë për mesfushorin e Chelseas, Tiemoue Bakayoko.
Francezi është kthyer në Chelsea pas një sezoni që kishte si huazim te Milani.
Gjiganti italian nuk ka pranuar që ta transferojë lojtarin.
United ka bërë kontakt me rivalët e tyre të Premier Leagues për një marrëveshje.
Arsenali është duke e shikuar situatën, ndërsa Bakayoko është duke biseduar me trajnerin e ri të Chelseas, Frank Lampard.
PSG janë gjithashtu të interesuar për ish-lojtarin e Monacos.























