Kolesteroli i ulët mund të rrisë rrezikun e sulmit në tru
Mjekët në përgjithësi do t`ju inkurajojnë të ulni kolesterolin tuaj për të përmirësuar shëndetin e zemrës, por sipas hulumtimeve të reja kjo nuk është një gjë e mirë.
Njerëzit, kolesteroli i të cilëve bie nën 70, mund të jenë në rrezik më të madh për të pësuar sulm në kokë sesa ata që kanë nën 100, por që janë mbi 70-vjeç, sipas një studimi të Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë.
Përveç që është më mirë për shëndetin e përgjithshëm të zemrës, kolesteroli i ulët është veçanërisht i dobishëm për të zvogëluar rrezikun e goditjes ishemike, e cila ndodh kur një enë gjaku bllokohet, që çon gjithashtu në bllokimin e rrjedhjes së gjakut në tru.
Por kolesteroli që bie shumë poshtë ishte i lidhur me 169 për qind rrezik më të lartë të goditjes hemorragjike - rezultat i një ene gjaku të dobët, dhe shpërthyese, thuhet në studim.
Sëmundja e zemrës konsiderohet si shkaku numër një i vdekjes në SHBA, por që në të vërtetë përbëhet nga një rrjet i problemeve kardiake, duke përfshirë arrestin kardiak, dështimin e punës së zemrës, presionin e lartë të gjakut dhe goditjen në tru. Nga 610,000 njerëz që vuajnë nga sëmundjet e zemrës çdo vit, rreth 140,000 vdesin nga sulmi në tru.























