Luiz i gëzuar me rikthimin e Lampard dhe Cech
BKT
Sport

Luiz i gëzuar me rikthimin e Lampard dhe Cech

Mbrojtësi i Chelseas, David Luiz është i gëzuar që ish-bashkëlojtari i tij Frank Lampard është trajneri i ri i Chelseas.

Po ashtu, ai është shprehur i lumtur për rikthimin e Petr Cech.

“Është mirë të shohësh Lampardin këtu, ai është dikush që e di çfarë do të thotë të jesh një fans i Chelseas, deri tash punët kanë shkuar shumë mirë dhe stërvitjet po shkojnë shumë mirë”, deklaroi ai.

Ai beson se Lampard do të bëjë gjithçka që mundet.

“Lampard do të bëjë gjithçka që mundet siç ka bërë kur ishte lojtar, ishte lider si lojtar dhe bëri gjithçka si lojtar dhe nuk është ndonjë befasi se ai është trajneri i ri i Chelseas, është shumë mirë kur sheh lojtarët që kanë luajtur për Chelsean të rikthehen në ekip si trajnerë”, përfundoi braziliani.