Messi mund të suspendohet deri në dy vite mos-lojë!
Lionel Messi mund të përballet me një dënim të tmerrshëm, pas akuzave që ai bëri ndaj Conmebol, duke theksuar se Kupa e Amerikës ishte fiksuar për t’u fituar nga Brazili.
Shpërthimi i jashtëzakonshëm i Messit mbeti pjesërisht në hije të triumfit të titullit të Brazilit, pasi deklarata e tij ishte mjaft e ashpër pas duelit me Kilin.
“Ne nuk duhet të jemi pjesë e këtij korrupsioni. Unë mendoj se Kupa është e fiksuar për Brazilin”.
Conmebol lëshoi një deklaratë të menjëhershme duke këmbëngulur se të gjitha 12 kombëtaret janë trajtuar në të njëjtën mënyrë, duke i quajtur akuzat e Messit “të pabazuara”.
Tani është raportuar se sipas nenit 7 të rregullores së CONMEBOL, Messi mund të ndalohet deri në dy vjet për “Sjelljen me ofensivë, fyese ose duke bërë deklarata shpifëse të çdo lloji”.
Nëse Messi vërtetë merr një sanksion të tillë, ai do të humbasë edhe kualifikimin për Kupën e Botës 2022 në Katar dhe Copa America e vitit 2020 në Argjentinë dhe Kolumbi.
Çfarëdo që të ndodhë ai është pothuajse i sigurt se do të dënohet për shkak të kartonit të kuq.























