Ambasadorja e Izraelit vizitoi Bashkësinë Hebreje `Bet Israel Kosova`
RTKlive
Ambasadorja e Izraelit në Beograd, znj. Alona Fisher-Kamm,u takua me Bashkësinë Hebreje "Bet Israel Kosova" në selinë e saj në Prishtinë.
Gjatë takimit, Kryetari i Bashkësisë Hebreje "Bet Israel Kosova", z. Ruzhdi Shkodra e informoi Ambasadoren Fisher Kamm për të gjitha aktivitetet e komunitetit hebre, dhe njëkohësisht kërkoi që kursi i gjuhës hebraike të fillojë sërish në Kosovë.
Prishtina është e vetmja kryeqendër pa sinagogë me këtë rast kryetari Shkodra kërkoi që sa më parë të vendoset gurëthemeli i sinagogës në Prishtinë.
I pranishëm ishte z. Nesim Konforti, anëtar i Bashkësisë Hebreje "Bet Israel Kosova" që rrjedh nga familja më e madhe hebreje në Prishtinë.
Ambasadorja znj. Fisher Kamm falenderoi z. Shkodra për pritjen dhe tha se ndihet si në shtëpinë e saj në zyrën e Bashkësisë Hebreje "Bet Israel Kosova".























