De Laurenttis takim sekret me Wandan, Icardi mbush "xhepat"
BKT
Sport

De Laurenttis takim sekret me Wandan, Icardi mbush "xhepat"

E ardhmja e Mauro Icardit mbetet e enigmë. Por së fundmi SportMediaset raporton se presidenti i Napolit De Laurentis do të ketë nesër një takim sekret me Wanda Naran.

Presidenti i Napolit, De Laurentiis është në fakt gati të bëjë gjithçka për të bindur ish-kapitenin e Interit të zgjedhë të kaltërit dhe jo Juven.

Siç zbulohet nga gazetari i SportMediaset, Marco Barzaghi, De Laurentiss do tentojë të bindë Wanda Naran, agjentën e Icardit që njëkohësisht është dhe bashkëshortja e lojtarit, transmeton albeu.

Ndërkohë, bëhet e ditur gjithashtu se në arkat e Interit do të shkojnë 60 milion euro, ndërsa Icardi do të fitojë 8 milionë euro plus bonuse dyfish më shumë se te Interi.