09:28 / 12.07.2019
Barça bën lëvizjen e papritur, tenton transferimin e Van Dijk
Virgil van Dijk e ka refuzuar mundësinë e transferimit në Barcelonë.
Holandezi po konsiderohet si një ndër qendërmbrojtësit më të mirë në botë pasi ndihmoi Liverpoolin të fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve për herë të gjashtë.
Mediet angleze thonë se Van Dijk ishte kontaktuar nga Barcelona për të parë nëse është i interesuar për t’u transferuar në “Camp Nou”.
Mediat angleze raportuan se gjithçka ndodhi papritur, kur Barcelona provoi t’ia “vjedhë” Liverpoolit yllin e skuadrës, mirëpo kjo gjë nuk u pranua dhe nuk është biseduar më tepër.























