Diaz refuzon mundësinë e transferimit në Arsenal
BKT
Sport

Diaz refuzon mundësinë e transferimit në Arsenal

Mariano Diaz duket se nuk është fans i Arsenalit.

Real Madridi ia ka ofruar Diazin Arsenalit, në mënyrë që të grumbullojnë disa para, mirëpo këtë gjë nuk e ka pranuar Diaz.

Arsenali ka ofruar për Diazin 18 milionë euro, ndërsa Reali ka kërkuar 30 milionë euro i cili u transferua në “Santiago Bernabeu” para një viti. 

Mediet britanike thonë se Diaz preferon qëndrimin në Spanjë dhe dëshiron të luftojë për të pasur një vend në planet e Zinedine Zidane. Roma dhe Milani janë të interesuar për 25-vjeçarin.