23:30 / 12.07.2019
Higuain i kënaqur me interesimin e West Hamit, por...
Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain ia ka hapur derën mundësisë së rikthimit të tij në kampionatin anglez, te ekipi i West Hamit.
Pas gjashtë muajve si huazim te Chelsea, Higuain është rikthyer në Juventus ku do të punoj me trajnerin e ri të Juventusit, Maurizio Sarri.
Mediet italiane kanë thënë se Higuaini është i kënaqur më interesimin e West Hamit, por ata duhet të behën serioz për ofertën e tyre.
Juve i ka thënë klubit anglez se duhen të behën serioz nëse dëshirojnë ta transferojnë argjentinasin.
“Zonja e Vjetër” ka kërkuar 40 milionë euro për Higuainin dhe e ka hequr mundësinë e huazimit.























