CR7 i bashkohet stërvitjes, tifozët: Na sill Champions-in
BKT
Sport

CR7 i bashkohet stërvitjes, tifozët: Na sill Champions-in

Një ditë ndryshe nga të tjerat është kjo e sotmja, për Juventusin, pasi në stërvitje është kthyer ylli i skuadrës Cristiano Ronaldo.

Portugezi u bashkua me vonesë me shokët e tjerë të skuadrës, pasi ishte i impenjuar me kombëtaren.

Në ambientet e "J Medical", tifozët kanë qenë të shumtë në pritje të Ronaldos, për të shkrepur foto apo për të marrë autografë, transmeton albeu.

Fansat kanë qenë të ekzaltuar dhe tashmë shpresojnë se me Ronaldon dhe blerjet e reja, Championsi i shumë pritur do të vijë. Por kjo mbetet për t’u parë në fund të sezonit.