Thaçi: Do ta dëshmojmë se e meritojmë të jemi pjesë e NATO-s dhe e BE-së
BKT
Lajme

Thaçi: Do ta dëshmojmë se e meritojmë të jemi pjesë e NATO-s dhe e BE-së

Presidenti Hashim Thaçi, me rastin e Festës Kombëtare të Francës, ka thënë se Kosova do ta dëshmojë se e meriton të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së.

“Do të jemi këmbëngulës që synimet tona dhe të shtetit të Kosovës të realizohen dhe sa më parë të jemi pjesë e NATO-s dhe BE-së. Do të dëshmojmë që e meritojmë të jemi pjesë e NATO-s dhe BE-s. Në këtë synim tonin llogarisim në ndihmën e Francës”, tha ai.

Presidenti Thaçi duke folur për raportet mes Kosovës dhe Francës tha se vet liria e Kosovës është vlerë supreme Evropiane dhe e Francës.


MË SHUME NGA Lajme