08:08 / 14.07.2019
Moti sot, i vranët dhe me reshje shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas institutit, vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët, deri mesatar.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet rreth vlerave të normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftimin e institutit.























