​Hardh Fest 2019 lansohet me sloganin “Një got’ për mot!”
BKT
Kulturë

​Hardh Fest 2019 lansohet me sloganin “Një got’ për mot!”

Edicioni i ri i festivalit Hardh Fest do të mbahet nga data 15 deri 18 gusht të këtij viti me sloganin “Një got’ për mot!”

“Në këtë 5-vjetor, është koha që të ngremë të gjithë një dolli, si shenjë falënderimi për të gjithë ata që besuan në këtë ide, që sot është e njohur ndërkombëtarisht. Është koha të ngremë një gotë vere lart e të festojmë për shume mot, dashuri e shëndet”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të festivalit.

Hardh Fest sjell një nga eksperiencat më të bukura jetësore për të gjithë ata që e vizitojnë festivalin, duke nisur nga mikpritja rahoveciane deri te Hardh Campi, e më pas ka aktivitete, të cilat synojnë promovimin e prodhimeve të rrushit.

Festivali organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi dhe në përkrahje të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.


MË SHUME NGA Kulturë