Kampioni i Uellsit zbarkon në Prishtinë
BKT
Sport

Kampioni i Uellsit zbarkon në Prishtinë

Feronikeli nesër në orën 20:45 do të luajë ndeshjen e kthimit kundër kampionit të Uellsit, The New Saints, në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Tashmë skuadra uellsiane ka arritur në Kosovë, ku pasditen e sotme kanë zbarkuar në aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’, në Prishtinë.

Skuadrës nga Drenasi është shumë pranë kalimit tutje pasi që në favor të tyre janë dy rezultate.
Fitorja, por edhe dy rezultatet baraz, 0-0 e 1-1 e dërgojnë Feronikelin në fazën e ardhshme në 'Champions".