15:19 / 15.07.2019
Mustafa pret në takim lamtumirës ambasadorin norvegjez, Sjaastad
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, me të cilin bisedoi për situatën aktuale në vend, zgjedhjet e parakohshme dhe zgjedhjet e brendshme të LDK-së.
Mustafa me këtë rast falënderoi diplomatin norvegjez për përkushtimin dhe angazhimin e tij në zhvillimin e Kosovës dhe Norvegjinë për mbështetjen që i ka dhënë vendit.
“Ndërsa, ambasadori Sjaastad falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës për një shtet zhvillimor”, thuhet në njoftimin e LDK-së.























