Matoshi: Po i vjen fundi kaosit të ndërtimeve pa leje
Pas miratimit të Ligjit për trajtim të ndërtimeve pa leje në kuvend, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka hartuar pesë Udhëzime administrative që dalin nga ky ligj të cilat rregullojnë aspektet e veçanta të procesit të ndërtimeve pa leje në Kosovë.
Kështu tha se ministri i Mjedisit Fatmir Matoshi në një konferencë për media, i cili bëri me dije se nuk mundet të vazhdojë në pafundësi ta ketë këtë kaos në fushën e ndërtimeve, sipas të cilit është dashur ta merr këtë hap të vonuar, por për t’iu dhënë zgjidhje atyre problemeve që janë shkaktuar për 20 vjetët e kaluara në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.
Ministri Matoshi tha se me anë të këtij ligji nuk do të ketë legalizim të objekteve të cilat janë në shpërputhje të plotë me ligjin dhe me kriteret urbanistike, por sipas tij, ato do të rrënohen.
Për të pasur një zbatim të plotë të ligjit dhe udhëzimeve administrative, ministri Matoshi ka kërkuar nga komunat që të fillojnë menjëherë me përgatitjet e proceduarve për trajtimin e ndërtimeve pa leje për të shënuar hapa pozitiv në fushën e planifikimit hapësinor në Kosovë.
Matoshi theksoi se kanë bërë përpjekje që taksat për trajtimin e objekteve pa leje të jenë sa më të ulëta.
Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit Arben Çitaku, tha se jo apriori në fazën e trajtimit nënkupton edhe legalizimi, ndërsa, trajtimi i objekteve pa leje do të ketë në fokus dy çështje, atë për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.
Në këtë konferencë po ashtu u tha se MMPH-ja është duke u përgatitur një fushatë informuese për qytetarët e Kosovës me qëllim të informimit të drejtë për këtë proces.
Në fund zyrtarë të kësaj Ministrie kanë prezantuar veç e veç pesë udhëzimet administrative të cilat nga sot janë në fuqi.























