Noterët përplasin Haxhiun e Vetëvendosjes me ministrin e Drejtësisë
Procesi i rekrutimit të noterëve të rinj është bërë shkak për përplasje në mes të ministrit të Drejtësisë Abelard Tahiri dhe deputetes së Vetëvendosjes Albulena Haxhiu.
Kjo përplasje në mes tyre ka ardhur në komisionin për Legjislacion ku ministri Tahiri ka raportuar për procesin e rekrutimit të noterëve.
Haxhiu e ka akuzuar Tahirin se ky proces është hapur për nevoja të PDK-së si dhe ka kërkuar që procesi të kthehet në pikën zero.
Ndërsa Tahiri tha se vetëm gjykata mund ta kthejë procesin në fillim ndërsa Haxhiut i ka thënë se nuk po i di shumë gjëra dhe se ka probleme elementare.
“Nëse kryesuesi i komisionit Nehat Idrizi e ka pasur renë e tij kandidate dhe e cila tashmë ka arritur të kalojë edhe provimin me shkrim po edhe me gojë, nëse Elbasan Dervishaj e ka pasur balldëskën Kaltrina Hysenaj, nëse z.Merita Kostanica i ka pasur miq dhe zyrtarë që punojnë në zyrën e saj dhe nëse këta anëtarë të komisionit i kanë përgatitur detyrat, a është kjo konflikt interesi.
Jo, a e din kontrollë n e detyrës qysh është. Haxhiu: Kush i ka caktuar detyrat, thatë që anëtarët e komisionit, nëse ata kanë pasur familjarë të tyre që i janë nënshtruar këtij provimi me shkrim atëherë kjo është konflikt interesi. A jeni konsultuar me Agjenicë Anti-korrupsion në këtë fazë.
Ti shumë procese nuk po i din dhe ki probleme elementare.
Nuk ki të drejtë me thënë a i di apo jo. Dëgjo ministër, nëse ju keni lejuar si ministër i Drejtësisë që njerëzit e komisionit që familjarët e tyre kanë qenë kandidat në provim me shkrim e pastaj me gojë kjo është konlfikt interesi. Ti po thua dy-tri orë përpara, mjafton një sekondë me i thënë që është kjo detyrë”.























