Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

RTKlive

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafiri i parë do të jetë Fahri Beqa, kardiolog ,shef i repartit te kardiologjisë në Evangelisches Krankenhaus Lutherstift në Landin e Berlinit, i cili do të flas për sëmundjet e zemrës.

I ftuari tjetër do të jetë Hysen Bytyqi, prorektor për mësim dhe çështje për student, i cili do të flas për studentët e rinjë.

Lidhje direkte do të ketë nga Prifesti, i cili nis edicionin e 11-të.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme