10:31 / 16.07.2019
Napoli tradhton Jamesin, sytë ka Pepe
Napoli ka filluar të interesohet për yllin e Lilles, Nicolas Pepe.
Ekipi italian po e sheh që bisedimet me kolumbianin James Rodriguez po zgjasin shumë dhe tani janë duke shikuar për mundësitë e tjera.
Gjithashtu, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis po e ndjek edhe yllin e PSV, Hirving Lozano.
Lille e ka pranuar që do të humbasin Pepen ketë verë, mirëpo përpos Napolit, edhe PSG ka shprehur interesim për lojtarin nga Bregu i Fildishtë dhe është e gatshme të paguajë 65 milionë euro.























