Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do të flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë i ftuar do të jetë Valbon Bytyqi, autor, profesor i gjeografisë, i cili na informon për botimin e ri “Vendbanimet e Kosovës, II”.

Mysafir tjetër do të jetë Lamir Thaçi, zëdhënës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK), i cili do të flasë për sigurinë ushqimore gjatë stinës së verës.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të informohemi më hollësisht për ditën e dytë të “PRIFEST 2019”, Festivalin Ndërkombëtar të Filmit, edicionin e 11.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme