Lindelof shkëput lidhjet me Barcelonën: Jam i lumtur te United
BKT
Sport

Lindelof shkëput lidhjet me Barcelonën: Jam i lumtur te United

Mbrojtësi i United, Victor Lindelof insiston që është i lumtur në “Old Trafford”.

Agjenti i Lindelofit, Hasan Cetinkaya ka pranuar që Barcelona është i interesuar për suedezin, i cili u transferua prej Benficas në vitin 2017 për 30 milionë euro.

“Jam shumë i lumtur, dua të qëndroj këtu. Kjo është përgjigja ime. Jam ndier si lojtar i  Manchester United dhe sezoni i kaluar ishte shumë i mirë për mua, jam i lumtur se çfarë njerëzit mendojnë. Jam duke provuar të bëj më të mirën dhe të ndihmojë klubin sa më shumë që të mundem”, deklaroi ai.