Mustafa pret në takim delegacionin britanik
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur sot delegacionin e FCO të Britanisë së Madhe të përbërë nga shefi i Departamentit për Ballkanin Perëndimor, Andrew Page dhe Susan Laffey, zyrtare e Lartë e Sektorit të Analizës si dhe ambasadori O’Connell.
Siç njofton LDK, gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale në vend, dialogun Kosovë-Serbi, zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, zgjedhjet e brendshme të LDK-së dhe programin zhvillimor të LDK-së në qeverinë e ardhshme në fushat e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, etj.
Kryetari Mustafa e falënderoi delegacionin britanik për kontributin dhe përkrahjen e Britanisë së Bashkuar dhe ambasadës së saj në Kosovë gjatë të gjitha proceseve shtetformuese në Kosovë këto tri dekadat e fundit.
Të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, sekretari i përgjithshëm, Ismet Beqiri, anëtarja e Kryesisë Vlora Dumoshi dhe zëdhënësi Besian Mustafa.























