Haradinaj: Qëndrimet e ndryshme për taksën po e dobësojnë vendin
BKT
Lajme

Haradinaj: Qëndrimet e ndryshme për taksën po e dobësojnë vendin

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratën e mbrëmshme të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli lidhur me taksën e vënë ndaj Serbisë duke thënë se qëndrimet e ndryshme të udhëheqësve lidhur me taksën po e dobësojnë vendin.

Lidhur me marrëdhëniet me kryeparlamentarin  Veseli dhe qëndrueshmërinë e koalicionit qeverisës, shefi i Qeverisë tha se qasje e Veselit  është e gabuar dhe se nuk është me rëndësi  jetëgjatësia e koalicionit, por e rëndësishme sipas tij është mbrojtja e interesit nacional.

 "Nuk e kam takuar qe një kohë, takohemi kohë pas kohe por mendoj se e ka qasjen e gabuar edhe Thaçi dhe këta që e kanë dobësuar Kosovën sa që Serbia sot me qit kushte për me ardh në tavolinë dhe këta njerëz që e kanë udhëhequr vendin, nuk pranoj me qit kushte Serbia për dialogu. Nuk e jap tregun,  ne flasim me Amerikën si me familje,  por familjes duhet t’i tregosh se ku po të dhemb”, tha Haradinaj.

Këto deklarata kryeministri  i ka bërë pas takimit që pati me Azgan Haklaj, presidentin e Unionit Artistik të Kombit Shqiptar të cilin e ka nderuar me dekoratën ‘Gjergj Kastrioti –Skënderbeu’.


MË SHUME NGA Lajme