Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
I ftuari i parë do të jetë këngëtari Vullnet Ibrahimi,i cili do të flas rreth videoklipit të tij të ri.
Avokati i popullit kërkon nga bankat parandalimin e diskriminmit ndaj të moshuarve, për të diskutuar rreth kësaj çështje i ftuar do të jetë Mehdi Geci, zv.avokati i popullit.
Ndërkaq, lidhje direkte do të ketë nga 'Prifest 2019', i cili sot shënon ditën e tretë të këtij edicioni.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























