06:30 / 18.07.2019
Ministria e Mjedisit vazhdon mbështetjen për komunat e Kosovës
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim kryetarët e komunave: Pejë, Gjakovë, Rahovec dhe Shtime, me të cilët do të nënshkruajë Memorandume të Bashkëpunimit për realizimin e projekteve në fushën e mjedisit e të cilat financohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Ceremonia e nënshkrimit të memorandumeve do të mbahet sot duke filluar nga ora 14:30, në kabinetin e Ministrit Matoshi, ish objekti Rilindja, kati 17.























