Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë i ftuar do të jetë Astrit Panxha, drejtor i festivalit, i cili na informon për festivalin e ushqimit "Bukë e kripë e zemerbardhë", i cili nis nesër.
Ndërkaq për dokumentarin i cili do të jepet së shpejti për Avram Bivas, i mbijetuar i Holocaustit do të na informojnë më detajisht Ridvan Berisha, kryeredaktor në RTK, autor i dokumentarit, Bujar Berisha, kameraman dhe Flori Zevi.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























