13:46 / 18.07.2019
Shkëlzen Sopjani emërohet Këshilltar i Jashtëm Politik.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka emëruar avokatin Shkëlzen Sopjani në pozitën e Këshilltarit të Jashtëm Politik.
Sopjani kishte shërbyer më parë si Inspektor i Përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës
Në një shkrim në 'Facebook' Haradinaj tha se “njohuritë dhe ekspertiza e tij do t’i shërbejnë politikëbërjes sa më të avancuar dhe efektive”.
Postimi i plotë:
Sot kam emëruar avokatin dhe ish Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shkëlzen Sopjanin, Këshilltar të Jashtëm Politik. Njohuritë dhe ekspertiza e tij do t’i shërbejnë politikëbërjes sa më të avancuar dhe efektive.
RH























