Haradinaj flet për RTK:Po e vazhdoj vizitën në Vjenë konform planifikimeve
BKT
Lajme

Haradinaj flet për RTK:Po e vazhdoj vizitën në Vjenë konform planifikimeve

RTKlive

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, ka demantuar lajmin e disa portaleve se është arrrestuar sot në Vjenë me fletarrest të Serbisë.

Deputeti Haradinaj, tha për RTK-në se është në Vjenë krejt zakonshëm. Tutje, ai theksoi se ka pasur vetëm disa vonesa procedurale, por që gjithçka ka përfunduar brenda minutave. Haradinaj, tutje tha se Austria është shtet-mik i Kosovës dhe se pret që Kosova shumë shpejt të bëhet pjesë e Interpolit. Ai, tashmë është i lirë dhe po e vazhdon vizitën në Vjenë.


MË SHUME NGA Lajme