18:51 / 18.07.2019
Kosova nuk është në rend dite në takimin e Helsinkut
Kosova nuk është fare në rend të ditës të takimit dyditor të Këshillit të Ministrave të Brendshëm dhe atyre të Drejtësisë të Bashkimit Evropian, që ka filluar sot në Helsinki nën kryesimin e Finlandës.
Nga rendi i ditës i prezantuar në faqen zyrtare të kryesimit të BE-së nga Finlanda, Kosova as që përmendët, ndërsa temë qendrore sot dhe nesër është politika e migracionit në vendet e BE-së, zhvillimet e sigurisë në të ardhmen si dhe forcimi i vlerave të përbashkëta dhe të shteti ligjor në BE.
Sot, ministrat e brendshëm nuk ia kanë dalë të gjenin gjuhë të përbashkët lidhur me politikat e përbashkëta të migracionit në BE.























