Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

RTKlive

Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë i ftuar do të jetë Astrit Panxha, drejtor i festivalit, i cili na informon për festivalin e ushqimit "Bukë e kripë e zemerbardhë", i cili nis nesër.

Ndërkaq për dokumentarin i cili do të jepet së shpejti për Avram Bivas, i mbijetuar i Holocaustit do të na informojnë më detajisht Ridvan Berisha, kryeredaktor në RTK, autor i dokumentarit, Bujar Berisha, kameraman dhe Flori Zevi.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të informohemi më hollësisht për “PRIFEST 2019”, Festivalin Ndërkombëtar të Filmit, edicionin e 11.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme