16:45 / 19.07.2019
Ylli italian në gjurmët e Verratit
Sandro Tonali është një nga lojtarët më premtues të futbollit Italian, i cili mund të ndjekë hapat e Marco Verrattit për t’u transferuar drejt kampionëve të Francës.
Emërimi i Leonardos si drejtori sportiv i Paris Saint Germain vetëm sa ka shtuar interesimin e tyre ndaj mesfushorit i cili pëlqehet edhe nga Interi, Juve e Fiorentina.
Brescia e vlerëson të paktën 35 milionë euro talentin 19-vjeçar dhe një shumë e tillë ka larguar klubet italiane dhe vetëm parizienët kanë për momentin mundësinë ekonomike për të mbyllur një operacion të tillë.























