17:53 / 19.07.2019
Mustafa: Besoj te provimi i pafajsisë së Haradinajt
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Mustafa ka shkruar se beson te vërtetimi i pafajsisë së Haradinajt.
Postimi i plotë:
Qytetarë të nderuar,
LDK në vazhdimësi ka kërkuar që kjo qeveri të japë dorëheqje, por ndjejmë keqardhje që kjo ndodhë për shkak të ftesës nga Dhomat e Specializuara, të Kryeministrit të Kosovës.
Besoj fuqishëm se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe poashtu besoj se pafajësia e z. Haradinaj do të provohet edhe kësaj radhe.























