Haradinaj: Nuk mund ta nënshtrojë kurrëkush Kosovën
Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk mundet askush ta nënshtrojë Kosovën.
Ai ka folur kështu pasi paraprakisht i ka njoftuar strukturat e AAK-së për dorëheqjen.
“Qëndrimet e mia politike janë të qarta: Kosova nuk e përballon dot si çmim për njohje ndarjen, pra dhënien territorit Serbisë, apo edhe një Asociacion me kompetenca ekzekutive të tipit të Republikës Srpska apo “Dodik Republika”, se ajo na bjen Rusinë në Kosovë. Kuptohet Kosova është e gatshme për një dialog pa kushte me Serbinë, edhe një marrëveshje për njohje do të nënkuptonte edhe tregtinë e lirë”, ka thënë Haradinaj.
“Nuk mund ta nënshtrojë kurrëkush Kosovën. Nuk ka mundur Millosheviqi me 500 mijë njerëz që i ka future burgjeve, me aq të vrarë. Kushdo që kujton që e detyron Kosovën të veprojë kundër interesit të vet e ka gabim. Do ta mësojnë këtë me kohë”.























