Lushi: Një shembull i keq për jurisprudencën botërore me rastin Haradinaj
RTKlive
Veprimtari shqiptar në Amerikë, Ukë Lushi, tha se një shembull i keq për jurisprudencën botërore: të hetohet dhe ndiqet një njeri edhe pasi është gjykuar dhe liruar dy herē.
Statusi i plotë:
Një shembull i keq për jurisprudencën botërore: të hetohet dhe ndiqet një njeri edhe pasi është gjykuar dhe liruar dy herē. Ramush Haradinaj do të ketë mbështetjen e Republikës së Kosovës, shqiptarëve kudo jemi dhe njerëzve që duan drejtësi kudo në planet. Ky rast i keq duhet të jetë alarmi i fundit që politika dhe shoqëria në Kosovë duhet të bashkohen dhe të përballemi me Serbinë si një ekip. Ata dhe ato që mendojnë se të ndarë do t’ja dalin më mirë, do ta shohin, e kanë gabim. Kosova ka nevojë për një Qeveri Gjithëpërfshirëse derisa të kryhet beteja e fundit e lirisë dhe vetëvendosjes së Kosovës.
Kemi kaluar sfida më të vështira. Do të kalojmë edhe kilometrin e fundit të ndarjes me Serbinë. Të bashkuar do të jemi më të efektshëm dhe me sukses më të shpejtë.























