Dugolli: Veprimi i Haradinajt, strategji dalëse që iu konvenon të gjithëve
BKT
Lajme

Dugolli: Veprimi i Haradinajt, strategji dalëse që iu konvenon të gjithëve

Njohësi i rrethanave politike, Bujar Dugolli, ka thënë se dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit mund të jetë strategji dalëse nga një qeverisje të një koalicioni ku partnerët kanë pakënaqësi me funksionimin.

Ai ka folur kështu në “Debat” te RTK.

“Në këto momente ndoshta është një strategji dalëse e mirë edhe për zotin Haradinaj, por edhe për vetë koalicionin qeverisës që të shkohet në zgjedhje dhe të mos jetë ajo ideja se si u rrëzua dhe kush kënd e tradhëtoi. Unë mendoj se kjo strategji është e mirë për të gjithë”, ka thënë Dugolli.      


MË SHUME NGA Lajme