23:17 / 19.07.2019
Avokati Gashi: Haradinaj s`mund të ftohet prapë për veprat që është liruar
Avokati Tomë Gashi ka thënë se kryeministri në largim I Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk mund të ftohet sërish për në Gjykatën Speciale për të njëjtat vepra për të cilat ka qenë i akuzuar dhe për të cilat është liruar.
Ai ka folur kështu në “Debat” te RTK.
“Për vepra të njëjta nuk mund të ftohet askush. Dhe kështu edhe ka ndodhë. Zoti Ramush Haradinaj me siguri që nuk është ftuar e nuk mund të ftohet dhe është e kundërligjshme si dhe kjo nuk do të ndodhë, për ato vepra penale për të cilat ka qenë i akuzuar në Tribunalin e Hagës dhe për të cilat është liruar. Ai është kapitull i mbyllur”, ka thënë Gashi.























