23:46 / 19.07.2019
Mbi dy orë pritjet në Merdare
RTKlive
Më shumë se dy orë janë pritjet e qytetarëve në kufirin Kosovë-Serbi, në hyrje.
Kolona të gjata të automjeteve janë krijuar në këtë pikë kufitare për shkak të numrit të madh të mërgimtarëve që po vijnë për pushime në vendlindje.
Kolonat janë në pjesën e Serbisë ndërsa autoritetet kosovare po punojnë më të gjithë kapacitetet për të përshpejtuar kalimin e automjeteve.
Kolonë ka edhe në pikat tjera kufitare në Mutividë dhe të Dheu i Bardhë.
























