“Djajtë e Kuq” i thonë JO super-ofertës së Interit për Lukaku-n
BKT
Sport

“Djajtë e Kuq” i thonë JO super-ofertës së Interit për Lukaku-n

Klubi anglez, Manchester United ka refuzuar super-ofertën e Interit për sulmuesin Romelu Lukaku-n, raporton “Sky Sport”, përcjell RTKlive.

Ylli belg prej kohësh është cak i skuadrës “Nerazure” të cilët në krye me Antonie Conte janë duke ndërtuar një ekip të frikshëm për sezonin e ardhshëm.

Siç raportohet, Interi i ka ofruar “Djajve të Kuq” 60 milionë euro për sulmuesin belg, por mësohet se oferta e interistëve është refuzuar menjëherë nga Manchester United.

Megjithatë, krerët e Interit nuk do të heqin dorë nga transferimi i Lukakut për të cilin pritet të bëjnë gati ofertën e dytë në adresë të klubit nga “Old Traffordi”.