Thaçi: Lufta e UÇK-së përjetësisht e pastër dhe e drejtë
BKT
Lajme

Thaçi: Lufta e UÇK-së përjetësisht e pastër dhe e drejtë

RTKlive

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë dhe do të mbetet përjetësisht e pastër dhe e drejtë.

Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Jakup Krasniqi e shumë anëtarë të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm që janë ftuar nga Gjykata Speciale, e kanë mbrojtur popullin duke luftuar armikun në çlirimin e vendit.

Presidenti Thaçi ka shkruar se asnjë gjykatë, as vendore, as ndërkombëtare, nuk mund ta njollos atë.

Postimi i plotë i Presidentit Thaçi në Facebook:

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë dhe do të mbetet përjetësisht e pastër dhe e drejtë. Asnjë gjykatë, as vendore, as ndërkombëtare, nuk mund ta njollos atë. Me Jakup Krasniqin, me anëtarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm, komandantët e zonave dhe ushtarët që janë ftuar nga Gjykata Speciale, ne e kemi mbrojtur popullin dhe e kemi luftuar armikun deri në çlirimin e vendit tonë. Si president i vendit, si bashkëluftëtar, e çmoj shumë gatishmërinë e të gjithëve që të bashkëpunojnë me drejtësinë. Duke bashkëpunuar me drejtësinë ndihmojmë që të ngadhënjejë e vërteta për luftën tonë çlirimtare. Jam i bindur që, njëjtë sikurse në të kaluarën, sërish do të dalim fitimtarë. Pastërtia e luftës sonë do të dëshmohet përballë çdo gjykate! HTH


MË SHUME NGA Lajme