Borovci u zgjodh edhe për një mandat kryetar i Degës së Tretë në Prishtinë
BKT
Lajme

Borovci u zgjodh edhe për një mandat kryetar i Degës së Tretë në Prishtinë

RTKlive

Ndonëse fillimisht LDK-ja mori vendim që Hazir Borovci e Arban Abrashi të tërhiqen nga gara për kryetar të Degës së Tretë në Prishtinë, Borovci, sot u zgjodh edhe për një mandat kryetar i kësaj dege. 

Sipas Borovcit, që ai e Abrashi të mos jenë në garë për kryetar, ishte vetëm qëndrim i LDK-së, jo vendim, dhe me kalimin e kohës kryesia ka reflektuar dhe e ka tërhequr. Më herët, Abrashi e Borovci kishin përplasje të forta mes vete në kuadër të zgjedhjeve të brendshme të LDK-së.


MË SHUME NGA Lajme