Veseli: Ushtarët e lirisë do të dalin faqebardhë
BKT
Lajme

Veseli: Ushtarët e lirisë do të dalin faqebardhë

RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka folur për ftesat që u janë dërguar luftëtarëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale e për intervistim.

Ai ka thënë se këto ftesa nuk duhet të lejohet të shkaktojnë huti dhe pasiguri te qytetarët tanë.

“Besimi ynë në drejtësinë dhe pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i palëkundur, për aq sa edhe bindja jonë se ushtarët e lirisë do të dalin faqebardhë edhe në fund të kësaj sfide. Kosova shtet i pavarur dhe sovran, është produkt i kësaj sakrifice sublime të qytetarëve tanë. Është e arritur e luftës së tyre për liri, të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ndërsa shteti jonë, është siguria e jetës për fëmijët dhe kombin tonë”, ka deklaruar Veseli në konferencë për media.


MË SHUME NGA Lajme