19:19 / 21.07.2019
Nisma Socialdemokrate gati për zgjedhje të reja
Partia Nisma Socialdemokrate është shprehur e gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja kurdo që ato shpallen.
Qëndrimi i kësaj partie vjen pas mbledhjes së kryesisë së Nisma-s Socialdemokrate në të cilën është diskutuar lidhur me situatën politike aktuale në vend, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë.
“Nisma është e gatshme për zgjedhje”, tha Endrit Shala, ministër në largim i Tregtisë dhe Industrisë nga radhët e Partisë Nisma Socialdemokrate.























